Vendosni fjalën kyçe....

Rama premton dyfishin e pagesës për biznesin e vogël dhe familjet me ndihmë ekonomike


Kryeministri Rama ka njoftuar sot disa nga masat e marra nga qeveria lidhur me pagesat ndaj kategorive në nevojë që janë prekur më së shumti pas mbylljes së bizneseve.

Ai tha se bizneset e vogla do marri dyfish pagë dhe po kështu edhe familjet me ndihmë ekonomike.

Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë të respektojnë rekomandimet e kufizimet e vëna nga qeveria për t’u përballur me koronavirusin.

‘Jemi një familje e madhe dhe duhet të veprojmë si të tillë në këtë kohë lufte. Do ketë pagë lufte. Do iu japim pagë lufte atyre personave që kanë biznese të vogla. Shteti do i japë biznesit të vogël dyfish pagë. Ne do të japim për familjet me ndihmë ekonomike 2-fishin e asaj që marrin në kohë të zakonshme.

Kështu vepron një familje, kur disave iu ka rënë halli. Do paguhen dyfish edhe pagesat e papunësisë. Ne veprojmë me mendje dhe zemër si shqiptarë. Sot jemi në një ankth të përditshëm. Ne duhet të bëjmë gjithcka për të humbur sa më pak jetë shqiptare në këtë luftë’, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *