Vendosni fjalën kyçe....

Itali: 601 viktima dhe 3780 të infektuar në 24 orë me koronavairus, numrat bihen nga dita e djeshme


Në 24 orët e fundit në shtetin fqinjë kanë humbur jetën nga koronavirusi 601 persona, 48 persona më pak se dje. Ndërsa ditën e shtunë numri i viktimave ishte 793 në 24 orë.

Në total numri i viktimave në Itali që prej nisjes së pandemisë më 21 shkurt është 6.077. Të dhënat e reja i bëri me dije kreu i emergjencave civile në konferencën e përditshme për shtyp, Angelo Borrelli.

Ndërkohë, 408 janë personat e shëruar, ndërsa në total numri i tyre ka shkuar në 7423.

Ndërkohë të infektuare në 24 orë ata janë 3780 duke çuar numrin total në 50 418 të prekur në total nga Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *