Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 10 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi


Ka shkuar në 10 numri i personave në Greqi që kanë humbur jetën nga koronavirusi Covid- 19. Lajmi u konfirmua të premten në mbrëmje.

Ekathimerini shkruan se viktima e fundit është një grua 93-vjeçare që po kurohej në një spital në periferinë e Patra-s në Greqinë perëndimore, ku janë regjistruar dhe disa nga rastet e para të vendit.

Këshilltari special i qeverisë, epidemiologu Sotiris Tsiodras, kishte njoftuar më herët se numri i pacientëve të konfirmuar me koronavirus në Greqi ka shkuar në 495, nga të cilët 20 janë në kujdes intensiv. Mosha mesatare e të sëmurëve është 72 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *