Vendosni fjalën kyçe....

Policia në Francë gjobit më shumë se 30 mijë persona për shkeljen e kufizimeve të vëna


Policia franceze ka gjobitur mijëra qytetarë, më pak se një javë pasi qeveria vendosi kufizime për lëvizjen në një përpjekje për të frenuar koronavirusin.

Sipas autoriteteve, policia kishte kryer në mbarë vendin më shumë se 800 mijë kontrolle për t’u siguruar që qytetarët që nuk lëviznin pa arsye të forta.

Më shumë se 38 mijë qytetarë janë gjobitur në mbarë Francën mes të martës e së premtes për shkeljen e kufizimeve të vëna. Autoritetet franceze gjithashtu kanë paralajmëruar se do bëhen më të rreptë me zbatimin e ligjit ditët në vijim.

Disa nga gjobat u raportuan ndaj personave të pastrehë në Paris e Lion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *