Vendosni fjalën kyçe....

E kthyer në karantinë, Meta viziton Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës (FOTO)


Presidenti Ilir Meta, ka vizituar paraditen e sotme Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, e cila është kthyer nga qeveria në një qendër karantinimi për shkak të virusit COVID-19.

Meta u njoh nga personeli ushtarak e shëndetësor me masat e marra për garantimin e standardeve të sigurisë shëndetësore të qytetarëve të cilët po trajtohen aktualisht.

 “Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetesore. Falenderoj  të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore”, – u shpreh ai.

Gjatë kësaj vizite, Meta ishte i shoqëruar nga Këshilltari i tij për Sigurinë Kombëtare, Bahri Shaqiri dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi sot se Kavalishenca e Durrësit ishte futur në përdorim si karantinë, siç ka qenë paralajmëruar dhe se atje po mbahen në izolim ata të cilët kanë patur kontakt të ngushtë me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19, por vetë nuk janë konfirmuar si të infektuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *