Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i dy vëllezërve Çala, dalin pamjet e operacionit, armë, makina dhe para të sekuestruara


Policia e Shtetit ka shpërndarë pamjet e arrestimit të dy vëllezërve Çala të ndaluar ditën e sotme në Qerret të Kavajës.

Klement Çala, 32 vjeç dhe Eldi Çala, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, në aeroportin e Rinasit, ku janë grabitur vlerat monetare të disa bankave të nivelit të dytë dhe për këtë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

Në momentet e kapjes autorëve iu sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 automjete tip Audi A 4-6-8, dy motorë BMV 1200 GS, një biçikletë, si dhe një sasi e konsiderueshme vlerash monetare, konkretisht 133.960 euro.

Postimi i plotë:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *