Vendosni fjalën kyçe....

Franca mund të shtetëzojë kompanitë e mëdha, 45 miliardë euro ndihmë për bizneset e familjet


Qeveria franceze tha të martën se është e gatshme të përdorë të gjitha masat e nevojshme për të mbështetur kompanitë e mëdha që pritet të vuajnë gjatë trazirave të tanishme të tregut global të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

‘Unë nuk do hezitoj të përdor të gjitha mjetet e mundshme për të mbrojtur kompanitë e mëdha franceze,’ tha ministri i Financave Bruno Le Maire në një deklaratë për gazetarët, duke shtuar: ‘Kjo mund të bëhet me rikapitalizim, unë madje mund të përdorë termin shtetëzim nëse është e nevojshme.’

Sipas Financial Times, që citon Le Maire, Paris gjithashtu ka premtuar një paketë masash me vlerë 45 miliardë euro për të ndihmuar kompanitë dhe punonjësit t’i rezistojnë stuhisë së pandemisë.

Paketa do të përfshijë pagesa për punëtorët e tepërt përkohësisht dhe faturat e shtyra për taksat dhe sigurimet shoqërore.

Masat e ndihmës përfshijnë gjithashtu 300 miliardë euro garanci shtetërore për kredi bankare për bizneset dhe 1 trilion euro garanci të tilla nga institucionet evropiane, tha Le Maire.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *