Vendosni fjalën kyçe....

UEFA mendon shtyrjen e EURO 2020, çfarë pritet të vendoset për titullin në kampionatet europiane


UEFA ka thirrur të martën 55 federatat europiane për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar në kampionatet e futbollit në kontinent pas përhapjes së koronavirusit.

Tre janë pikat kryesore që pritet të diskutohen ditën e nesërme. Shtyrja e mundshme e Europianit 2020, mbyllja e këtij edicioni e kupave të Europës dhe njësimi i rregullave për kualifikimin e ekipeve në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës sezonin që vjen.

Sipas Sportmediaset, mundësia më e madhe është që Euro 2020 të shtyhet për në vitin 2021.

Për sa u përket kampionateve të ndryshme, UEFA mbështet idenë që të shpallet kampion ekipi që është aktualisht në krye të renditjes. Megjithatë federatat respektive mund të zgjedhin një tjetër formulë, që është lënë e hapur.