Vendosni fjalën kyçe....

Pornhub u ofron italianëve në karantinë akses falas në faqe


Gjiganti i pornografisë në internet, Pornhub, u ka ofruar italianëve akses falas në shërbimin e tij premium gjatë krizës së koronavirusit.

Pornhub është duke përfituar nga karantina e imponuar nga shteti që i detyron të gjithë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, përveç nëse kanë një nevojë të rëndësishme për të dalë prej saj.

Njerëzit lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre për të shkuar te mjeku, vetëm për të blerë ushqim ose për të shëtitur qenin, por jo për të vizituar të afërmit. Institucionet e hapura janë vetëm farmacitë, dyqanet ushqimore, stacionet e gazit dhe kishat e caktuara.

Si një ofertë speciale, Pornhub është duke përdorur bllokimin për të ofruar paketën e tij premium gjatë muajit mars pa kërkuar hyrjen e informacionit të kartës së kreditit.

‘Pornhub ka vendosur të dhurojë të ardhurat e saj të muajit mars për të ndihmuar Italinë të kapërcejë emergjencën. Për t’ju mbajtur në shtëpi gjatë këtyre javëve, do të keni mundësi të hyni falas në Pornhub Premium falas për tërë muajin, pa pasur nevojë për një kartë krediti.’ – thuhet në njoftimin e kompanisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *