Vendosni fjalën kyçe....

Këshilla e re e Ramës: Ulni shpenzimet nuk jeni me pushime


Kryeministri Edi Rama deklaroi në daljen e tij publike tha se brenda javës do jetë gati plani për garancinë ekonomike.

Ndër të tjera Rama nuk la pa dhënë edhe një këshillë për familjet shqiptare. Kreu i qeverisë iu drejtua qytetarëve që të ulin shpenzimet pasi nuk janë me pushime.

“Ne jemi i vetmi vend që mbyllëm transportin urban në rang republike. Ku Kina mbyllu Ëhanin, hapi fabrika fason për prodhimin e maskave edhe vendet e tjera. Asnjë vend nuk është gjetur i përgatitur për numrin e maskave dhe aparaturave për oksigjen, kudo po shpërndahen maskat që këtu u quajtën të skaduara. Për ata që duhet ët shkojnë në punë,  masat mbrojtëse funksionojnë, ne i kemi kërkuar kompanive të marrin masat e thjeshta për të mbrojtur personelin. Kemi në terren grupin e  inspektimit. Duhet të jemi të qartë, kjo është luftë dhe në luftë jeni një, por nuk jemi të gjithë njësoj disa duhet të dalin sot në luftë, që kur të dalim nga lufta, mos të na bjerë shtëpia.

Të gjithë do të ulim shpenzimet dhe të rimodelojmë ekonominë familjare, nuk mund të rrimë këto ditë si me pushime, ku hamë e pimë, ku disa të tjerë nuk kanë çfarë të hanë. Konkretisht ne do të kemi shumë shpejt brenda kësaj jave planin e garancisë financiare, për të gjithë ata që lanë punë dhe u futën në llogoren e shtëpisë. Ata që flasin sot pa pasur asgjë në dorë, asnjë minimum ndërgjegje, në këto ditë ku zhvillohet një betejë me një armik të padukshëm që i kanoset njerëzve tanë të dashur”-tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *