Vendosni fjalën kyçe....

Policia identifikon të gjithë shtetasit që hynë nga vendet e prekura me koronavirus, i telefonon për tu vetë-karantinuar


Policia e Shtetit ka bërë të mundur identifikimin e shtetasve që kanë hyrë së fundmi nga vendet e prekura me COVID-19.

Çdo person i cili ka hyrë nga këto vende duhet të vetë-karantinohet dhe për këtë policia po telefonon të gjithë shtetasit për t’i kujtuar përmbushjen e detyrimit.

Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit nga shtetet e prekura nga COVID-19.

Për të parandaluar përhapjen e virusit, këta qytetarë duhet të vetëkarantinohen për 2 javë.

Policia e Shtetit po telefonon çdonjërin nga këta qytetarë, duke u kujtuar përmbushjen e detyrimit, në të kundërt do të përballen me masa ligjore”-thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *