Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Nuk mund të godasim ndryshimet për zgjedhjet sepse nuk ka as Gjykatë Kushtetuese


Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, deklaroi në emisionin “Tempora” se ndryshimet kushtetuese nuk mund të ankimohen në Gjykatën Kushtetuese sepse ajo nuk ekziston.

Bylykbashi sqaroi se Gjykata Kushtetuese nuk mund të diskutojë thelbin e ndryshimeve por vetëm procedurën dhe kjo u bë me qëllim që të mos rrëzonte asnjë ndërhyrje në reformën në drejtësi.

Ne nuk i godasim dot sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ne kemi pak ditë që kemi kapërcyer 4-vjetorin e reformën në drejtësi. Por pas 4 vitesh nuk kemi gjykatë të lartë dhe as kushtetuese. Unë shpresoj që këtë fat të mos e ketë edhe reforma zgjedhore.

Duket se brenda këtij viti nuk mund të formohet Gjykata Kushtetuese. Në 2016 i vunë një kufizim Gjykatës Kushtetuese që nuk mund të diskutonte thelbin e ndryshimeve, por vetëm procedurën. Kjo e bë që Gjykata të mos rrëzonte ndërhyrjen në reformën në drejtësi që të shpallje p.sh Vettingun si të paligjshëm”-tha Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *