Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësorin tek ‘Ushtari i Panjohur’


Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme pranë Ushtarit të Panjohur në Tiranë. Një automjet i drejtuar nga një grua, ka përplasur një këmbësor, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Identiteti i të plagposurit nuk bëhet i ditur e as gjendja e tij shëndetësore. Ndërsa drejtuesja e automjetit me iniciale M.V, është dërguar në komisariat.

 “Me datë 12.03.2020, rreth orës 09:50, tek vendi i quajtur Ushtari i Panjohur, një mjet me drejtuesen shtetasen M.V., në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 për veprime të metejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *