Vendosni fjalën kyçe....

Rama i dërgon mesazh Bashës: Kjo nuk është koha për plane opozitare


Kryeministri Edi Rama, i ka dërguar një mesazh nga emisioni “Opinion” kryedemokratit, Lulzim Basha.

Rama tha se nuk është koha për propozime opozitare, por që të bashkohen për të marr masa kundër përhapjes së koronavirusit.

Po ashtu, kryeministri përmendi denoncimet e opozitës për maskat e skaduar, si dhe rastin e mjekut i cili u shpreh se kishte vizituar persona të dyshuar me koronavirus pas pajisjet e përshtatshme.

Kjo nuk është koha për opozitarizëm, nuk është koha për aksione opozitare, për task-forca opozitare, aksione opozitare, propozime opozitare, është koha për të qenë një. Unë ndjek përveç të tjerave se si sjellin opozitat në vendet tjera. Një opozitë e ndërgjegjshme që ka diçka për të thënë, ose për të nxitur nuk del në televizor për ta bërë. Por, shkon në kanalin e duhur që është kanali komunikimit institucional.

Ndërsa një opozitë del e flet për maska të skaduara, jo ne por Kanadaja dhe gjithmonë dhe më shumë vendet e tjera. Spanja para dy ditësh ka shpërndarë masivisht të gjitha maskat stok të cilave u kishte kaluar afati. Kalimi i afatit të maskave është si e parfumit, i cili nuk e ka efektin 100%, por 98% etj.  E njëjta gjë është të dalësh e të nxjerrësh një mjek i cili është i vetëpostuar në rrjetet sociale i veshur kozmonaut, por për shkak se ka një qëndrim skizofrenik mes profesionit dhe politikës, del dhe i shërben politikës”-deklaroi Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *