Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Qeveria të krijojë një plan afatgjatë për përballimin e koronavirusit


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi për emisionin “Opinion” se dy shqetësimet e opozitës në këto ditë janë ndihma ndaj personave në nevojë dhe ndërtimi i një plani afatgjatë.

Gjithashtu Basha i bëri thirrje qytetarëve që të izolohen dhe të mbrohen deri në përmirësimin e situatës.

Tani është koha që të jem në solidaritet me njëri-tjetrin, të jemi bashkë dhe të jenë sa më të sigurt që të jetë e mundur. Ky është fokusi im në javët në vijim, ky duhet të jetë fokusi i kryefamiljarëve e çdo shqiptari. Ne do të bëjmë gjithçka personalisht përmes distancimit social, për të kontribuar në minimizimin e riskut.

Autoritetet nuk duhet të kenë asnjë kompleks, nuk ka rrugë tjetër opozita veçse t’i bëj publike propozimet veta. Disa propozime u pranuan, jemi të lumtur që u adaptuar për pagesën e një prej prindërve që do të qëndroj me fëmijë, jemi të lumtur që u adaptua pezullimi i fasonëve e Call Center. Tani kam dy shqetësime kryesore. 50% e popullsisë janë në gjendje të varfër. Kemi kërkuar rishikimin me urgjencë të buxhetit.

Unë po kërkoj fare të thjesht dhe të mundur dhe të shmangen gabimet që u bën me tërmetin vonesat që u bën me tërmetin dhe tani që flasim ne janë me qindra familje në çadra ose janë kthyer në shtëpitë e dëmtuara. Po kërkoj të mos merren masa sot për sot, por të merren masa afatgjatë të ketë një plan të qartë dhe jo një  reagim të përditshëm gjatë situatë në evulim”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *