Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria merr vendimin, mbyllen të gjitha baret e restorantet në Tiranë e Durrës


Kryeministri Rama ka njoftuar mbylljen e të gjitha bareve, restoranteve e klubeve në Tiranë e Durrës.

Ai shkruan në Facebook se shkak për këtë është vetëdija e ulët e shumë qytetarëve ndërsa thekson se është kohë lufte që mund të fitohet vetëm duke kufizuar lirinë e gjithësecilit.

Kryeministri vëren gjithashtu se masat nuk janë nga dëshira e paniku por për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Reagimi i Ramës

‘NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, DO TË DETYROHEMI TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!

KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!

U LUTEM TË GJITHËVE TË KUPTOJNË SE MASAT NUK VENDOSEN AS NGA DËSHIRA, AS NGA PANIKU dhe AS NGA ÇFARË MENDON NJËRI A TJETRI DUKE PARË TELEVIZOR! MASAT VENDOSEN ME PLAN LUFTE dhe MBI BAZËN E EKSPERIENCAVE MË TË SUKSESSHME e të DINAMIKËS SË ZHVILLIMEVE në territor NGA ANA E KOMITETIT TEKNIK të ekspertëve. Të cilët punojnë me ALGORITME e MODELE të krijuara nga eksperiencat e vendeve të tjera – PRANDAJ LE T’I ZBATOJMË dhe MOS T’I DISKUTOJMË apo “FORCOJMË” me hamendje në komentet tona. FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *