Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku tha se kreu vizita pa pajisje mbrojtëse, Manastirliu i nxjerr foton me veshjen, akuzon Bashën për videon


Mjeku Ilir Allkja ditën e sotme denoncoi me video se ishte vetë-karantinuar pasi sipas tij kishte vizituar pacientë të dyshuar me koronavirus pa pajisje mbrojtëse.

Por pak minuta më parë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu publikoi një foto të postuar nga vetë mjeku Allkja i cili pozonte me pajisjen mbrojtëse.

Ministrja thotë se nuk e di çfarë e ka shtyrë mjekun që të bëjë vizita pa veshje mbrojtëse kur ai vetë ka pozuar me një të tillë, madje e ka shpërndarjë në rrjetet sociale.

Për këtë, Manastirliu akuzon Bashën se po abuzon me publikun.

Lulzim Basha sapo abuzoi përsëri me publikun, duke nxjerrë videon e një mjeku të QSUT, me pretendimin që ishte i papajisur me veshjen mbrojtëse apo me “pajisjen mbrojtëse”, siç e quajti! Nuk e di çfarë e ka shtyrë mjekun në fjalë të thotë që s’ishte i pajisur me veshjen speciale.

Nuk e di në cilën gjuhë të botës mund t’i thuhet Lulzim Bashës, që kjo që po bën përditë është skandaloze, e turpshme, kriminale! Por di që kjo foto është postuar nga vetë mjeku që u prezantua sot nga Lulzim Basha, njësoj si “1.2 milion maskat helmuese” që dje!”-shkruan Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *