Vendosni fjalën kyçe....

Greqia mbyll shkollat e universitetet për dy javë


Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, njoftoi sot mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve për dy javët e ardhshme, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Vendimi ka të bëjë me të gjitha shkollat ​​shtetërore dhe publike, kopshtet dhe universitetet, tha Kikilas, duke shtuar se masa është parandaluese dhe ka për qëllim zvogëlimin e përhapjes së virusit.

Ai tha se do të merren masa speciale për të ndihmuar prindërit që punojnë dhe bizneset e prekura nga mbyllja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *