Vendosni fjalën kyçe....

Dy vrasjet në Elbasan, GJKKO jep dënimin për dy autorët


Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhulian Hoxhën, dhe 17 vite burg për Euglen Halilin.

Hoxha deklarohet fajtor për: Kryerjen e veprës penale “Vrasia me paramendim”, për interes, ne formën e veçante te bashkëpunimit, atij te grupit te strukturuar kriminal, ne dem te viktimës Emiljano Ramazani, parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, ne lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 te po këtij Kodi dhe dënimin e tij 30 (tridhjete) vet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Xhulian Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçante te bashkëpunimit, atij te grupit te strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, ne dëm te viktimës Regis Runaj, parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, ne lidhje me nenet 28 pika 4, 50 shkronja c dhe 334 pika 2 te po këtij Kodi dhe dënimin e tij me burgim te përjetshëm.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Xhulian Hosha, per kryerjen e verès penale “Mbajja pa leje he prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, te parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, ne lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 te po këtij Kodi dhe dënimin e tij 7 (shtatë) vjet.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Xhulian Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, te parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

Bazuar ne nenin 55 paragaf 2 te Kodit Penal, ne bashkim te dënimeve, i pandehuri Xhulian Hoxha dënohet me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë Halili shpallet fajtor: Për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, e kryer me interes në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës Emiljano Ramazani, parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, ne lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij parafi, dhe dënohet me 30 (tridhjete) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës Regis Runaj, parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, ne lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”‘, te parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

Bazuar ne nenin 55 paragrafi 2 te Kodit Penal, ne bashkim te dënimeve, i pandehuri Euglen Halili dënohet me burgim të përjetshëm.

Bazuar ne nenin 28 pika 7 te Kodit Penal, uljen e dënimit dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Euglen Halili, dënohet me 17 vjet burgim. Vuajtja e dënimit për të do të fillojë të Ilogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet EVP, sipas marrëveshjes me Drejtorinë e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë.

Mbi Hoxhën dhe Halilin rëndojnë akuzat për vrasjen e Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe të vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan.