Vendosni fjalën kyçe....

AMA u bën thirrje televizoneve të shmangin emisionet me shumë persona në studio


AMA u ka bërë tthirje mediave audiovizive që në regjistrimin e programeve ku ka përqendrim personash të bëhet kujdes me respektimin e distancës mes personave.

AMA thekson se shmangia e rrethanave në studio televizive që kanë formate programesh me shumë persona do ndihmonte në parandalimin e rrezikut të përhapjes nga koronavirusi.

‘AMA vlerëson angazhimin e redaksive audiovizive për raportimin dhe mbulimin e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit. Informimi mbi dinamikën e situatës në terren dhe udhëzimet e autoriteteve të shëndetit, si dhe ekspertët janë bazë shumë e vlefshme për sqarimin dhe orientimin e publikut në vlerësimin realist të gjendjes, si dhe trajtimin eficent të problematikave që hasen. AMA apelon për kujdes në rastet e programeve të drejtpërdrejta ose me regjistrim në studio audiovizive që kanë përqëndrim personash, për të respektuar kërkesat e disatancave optimale mes tyre. Evitimi i rrethanave me studio televizive që aplikojnë formatet programore me prezencë të përqëndruar të publikut, do të jetë ndihmë në parandalimin e rreziqeve të përhapjes së koronavirusit nga persona potecialisht të infektuar, bazuar dhe në udhëzimet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë.’ – thuhet në njoftimin e AMA-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *