Vendosni fjalën kyçe....

Teuta fiton e forcon pozitat në krye, Laçi e Vllaznia ndajnë nga një pikë


Falë fitores në Fier, Teuta e ka forcuar edhe më shumë kreun e renditjes duke ripohuar se është ndër kandidatet kryesore për titullin kampion.

Durrsakët nuk vuajtën shumë duke mundur lehtësisht Apoloninë 2-0 e tashmë e shohin veten 2 pikë larg ndjekësit më të afërt që është Vllaznia.

Në ndeshjen tjetër të pasdites, dy rivalët, Laçi e Vllaznia ndanë nga një pikë në barazimin pa gola. Pa gola u mbyll edhe sfida mes Skënderbeut e Tiranës ndërsa Kukësi mposhti pa probleme Kastriotin me rezultatin 3-0. Java mbyllet nesër me ndeshjen mes Partizanit e Bylisit.

Në krye të renditjes Teuta, Vllaznia, Laçi e Partizani do luftojnë për titullin kampion ndërsa në fundin e saj Apolonia, Skënderbeu e Bylisi janë ekipet që pritet të luftojnë për mbijetesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *