Vendosni fjalën kyçe....

Dy persona të infektuar, Rama mbledh qeverinë për herë të parë vetëm për koronavirusin


Qeveria do të mblidhet sot për herë të parë vetëm për rrezikun nga koronavirusi që i kanoset Shqipërisë, pas dy rasteve të para të konfirmuara në Tiranë.

Mbledhja do të nisë në orën 09:00.

Përgjatë javëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka komunikuar vazhdimisht me mediat për masat që janë marrë në Shqipëri si një vend i paprekur, por pas mesnatës së kaluar u zbulua se dy raste janë konfirmuar në kryeqytet.

Të infektuarit janë një 54- vjeçar bashkë me të birin e tij, të cilët u infektuan në Itali.

Pas mbledhjes, qeveria do të njoftojë për masat shtesë sipas rekomadimeve të OBSH-së. Deri më tani Ministria e Shëndetësisë i ka këshilluar të gjithë ata që vijnë nga vende të prekura nga koronavirusi si Italia, të vetëkarantinohen.