Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet shqiptari i parë i infektuar me koronavirus në Itali


Konfirmohet shqiptari i parë me koronavirus dhe në Itali. Mediat e diasporës shkruajnë se rasti është konfirmuar të dielën në Codogna, por nuk jepet identiteti i personit të infektuar.

Megjithatë bëhet me dije se ai është i moshës 43-vjeçare, me origjinë nga Kuçova por që banon në Codogna të Italisë.

Të afërmit e tij thonë se 43-vjeçari është në gjendje të stabilizuar por megjithatë do të vijojë të qëndrojë në spital dhe pak më gjatë.

Ditën e djeshme 16 milionë italianë janë vendosur në karantinë pas një dekreti qeveritar, si një përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Lombardia dhe 14 provinca të “zonës së kuqe” janë mbyllur, kur Italia regjistroi një rritje të personave të infektuar me 1247 brenda 24 orëve.

Pas mesnatës së kaluar, Ministria e Shëndetësisë dha lajmin e keq se janë konfirmuar edhe dy personat e parë me koronavirus në Tiranë. Momentalisht ata ndodhen në spitalin infektiv në kryeqytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *