Vendosni fjalën kyçe....

Gratë e shkencës, njihuni me disa nga studiueset e NASA-s të cilat studiojnë tokën


Në ditët ndërkombëtare të grave, sot ato nuk janë të suksesshme vetëm në profesione që tashmë jemi mësuar por edhe në Shkencë.

Shkencat e tokës janë për të gjithë, dhe përveç agjencisë së NASA-s, gratë po ndërtojnë satelitë, po bëjnë kërkime shkencore për hapësirën, dhe po kryejnë matje të rëndësishme nga hapësira.

Njihuni me disa nga gratë në shkencën e Tokës në NASA:

Divizioni i Shkencës së Tokës në NASA aktualisht drejtohet nga Dr. Sandra Cauffman. Ajo ka punuar në misione duke eksploruar sistemin diellor, astrofizikën dhe tani është drejtore në detyrë e divizioneve të Shkencës së Tokës. Aktualisht, tre nga katër sektorët shkencorë të NASA-s drejtohen nga gratë.

Dr. Dalia Kirschbaum

Dr. Dalia Kirschbaum është shkencëtare kërkimore dhe Zëvendës Shkencëtare e Projektit për Aplikime për Misionin Global të Matjes së Reshjeve. Ajo studion se si reshjet ndikojnë në rrëshqitjet e tokës dhe punon për të përmirësuar modelet e parashikimit të rrëshqitjeve së tokës.

Afrika Flores

E lindur dhe rritur në Guatemalë e deri te puna me programin SERVIR – një përpjekje e përbashkët midis NASA-s dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) – për të ndihmuar komunitetet të mbrojnë burimet e tyre natyrore, Afrika Flores shpreson se rruga e saj u dërgon një mesazh grave të reja të interesuara në shkencë : “Mos u dorëzo”.

Dr. Liz Hoy

Dr. Liz Hoy studion rajonet Arktike dhe boreale të Tokës, duke parë sesi zjarret ndikojnë në ruajtjen e karbonit në një klimë ngrohjeje. Ajo udhëton për në Alaskë dhe Kanada gjatë verës me fushatën eksperimentale të Naserit Arktik Boreal Vulnerability.

Dr Catherine Nakalembe

Dr Catherine Nakalembe e ktheu dashurinë e saj për gjeografinë në një karrierë duke ndihmuar vendet në Afrikë të përdorin të dhënat satelitore të NASA-s për të përmirësuar sigurinë ushqimore – përfshirë vendin e saj Ugandën. Ajo shpesh merr me vete djemtë e saj binjakë kur udhëton për punë në terren.

 

Dr. Kelly Brunt

Dr. Kelly Brunt është një shkencëtare që studion kristosferën -shtrirjet akullnajore të Tokës. Ajo përdor të dhënat e ICESat-2 për të gjurmuar sesi fletët e akullit të Antarktikut po ndryshojnë në gjatë ngrohjes globale. Rreth një herë në vit, ajo udhëton për në Antarktidë për të verifikuar matjet nga toka.

Dr Carrie Vuyovich

Sa ujë ka në dëborën e dimrit? Dr Carrie Vuyovich, drejtuese për programin e borës së hidrologjisë tokësore të NASA-s po punon për ta zbuluar. Carrie studion dëborën sezonale dhe pasi e mat atë gjen Informacion jetësor për ujë të pijshëm, klimë, bujqësi, ekosisteme etj.

Melody Djam është një inxhiniere dhe zv.menaxhere e projektit për një nga instrumentet Landsat 9. Ekipi i saj ndërtoi dhe pastaj testoi instrumentin duke simuluar mjedisin e ashpër të hapësirës përpara se ta integronte me sukses në anije.

Këto janë vetëm disa nga gratë që bëjnë punën e rëndësishme të studimit të planetit tonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *