Vendosni fjalën kyçe....

“Po s’të ra temperatura nuk futesh brenda” – Roja kontrollon klientët para se të hyjnë në lokal


Një roje në një bar në Londër kontrollonte temperaturën e klientëve, teksa Britania e Madhe është prekur nga koronavirusi.

Fotografitë tregojnë atë që besohet të jetë një anëtar i stafit të sigurisë me një termometër në dorë në një bar në kryeqytetin anglez.

Pajisja është e pajisur me sensorë infra të kuq që mund të masin temperaturën në mënyrë të shpejtë. Dy persona kanë vdekur nga virusi në Britaninë e Madhe, të dy të moshuar.