Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 40-vjeçari në Kuçovë


Një aksident me një të vdekur është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Ura Vajgurore-Kuçovë.

Sipas asaj që raporton policia lokale, shtetasi R.D duke drejtuar mjetin e tij tip Benz ka goditur për vdekje 40-vjeçarin me iniciale A.D.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20.00 në aksin rrugor Ura Vajgurore – Kuçovë, në vendin e quajtur “Meteor”, shtetasi R.D  duke drejtuar  i mjetit e tij tip benz, ka goditur me pasojë vdekjen shtetasin A.D, 40 vjeç banues ne fshatin Tapi, Kuçovë

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor po punon per zbardhjen e  shkakut të aksidentit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *