Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: PD-ja ta lexojë mirë mitingun e thirrur nga Meta


Sali Berisha gjatë intervistës me Ilva Taren në Euronews Albania

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Euro News me Ilva Taren, ka komentuar manifestimin e mbledhur nga Presidenti Ilir Meta më datën 2 mars.

Berisha i kërkoi opozitës ta lexojë mirë mitingun e zhvilluar nga Meta pasi sipas ish-kreut të PD-së populli dha një mesazh.

Tani… të gjithë këto zhvillimet sigurisht që opozita dhe PD…Tani, mendimi im është se, mitingun e 2 marsit, uroj dhe shpresoj që ta lexojë mirë opozita. Se ai çfarë tregon? Ai tregoi një revoltë të madhe ndaj narkoshtetit dhe Edi Ramës. Pra, qytetarët e thjeshtë janë të gatshëm t’i përvishen. Uroj që opozita këtë mesazh mbarë popullor që dëshmuan gjysmë milionë shqiptarë në atë protestë, ta lexojë dhe t’i përgjigjet me një frymë, me veprime të ardhshme”- tha gjatë intervistës ish-kreu i PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *