Vendosni fjalën kyçe....

Fotoja e presidentit përplas ashpër Bolinon me Çim Pekën, akuzat që i bëjnë njëri-tjetrit


Një ditë më parë këshilltari i Taulant Ballës, postoi në Facebook në foto ku shfaqej presidenti Meta duke drekuar në resortin ‘Golden’ në pronësi në Altin Hajrit (Në kërkim për rrëmbimin e vrasjen e Jan Prengës), në praninë e këtij të fundit dhe Xhevdet Troplinit (I arrestuar në vitin 2006 për trafik droge).

Fotoja e publikuar fillimisht nga Besian Ajazi, u shpërnda nga Shqiptarja.com e Report TV dhe një përgjigje e Nar Kokës në Syri.net, ka çuar në përplasje mes Karlo Bolinos e Çim Pekës.

Sipas grupit mediatik të Bolinos, fotoja e Metës në prani të Alin Hajrit e Xhevdet Troplinit ishte bërë gjatë një feste të LSI-së së Durrësit, pas zgjedhjeve të vitit 2017, ku Lefter Koka u shpall deputet.

Pas publikimit të fotos, vëllai i Lefter Kokës, Nar Koka reagoi me anë të një shkrimi të publikuiar në Syri.net e kjo çoi më pas në përplasjen mes Bolinos e Pekës.

Media e Bolinos publikoi një shkrim ku i përgjigjej Nar Kokës ndërsa akuzonte Syri.net për shantazh si dhe e akuzonte si pronë të Shkëlzen Berishës e që i kishte zyrat në pallatin e Ilir Metës.

I menjëhershëm isht e reagimi nga ana e Çim Pekës, i cili e akuzon Bolinon se ushqehet me paratë e taksapaguesve shqiptarë përmes koncesioneve klienteliste të kryeministrit Rama duke mohuar çdo lidhje me presidentin Meta.

Reagimi i Shqiptarja.com

Leonard Koka, vëllai i ish-deputetit të LSI, Lefter Koka kërcënon botuesin Carlo Bollino pas publikimit të fotove që tregojnë presidentin e republikës Ilir Meta, i cili në vitin 2017 tashmë president i emëruar, merr pjesë në një darkë në krah të dy trafikantëve të drogës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri. Koka, në vend që të shpjegojë arsyet e pranisë së tij dhe të vëllait të tij Lefterit dhe te Kreut te Shtetit në krah të trafikantëve, kërcënon dhe shantazhon të publikojë foto imagjinare që tregon Carlo Bollinon në restorant në Shijak të familjes Hajri.

”Une kam foto shume Karlo per ty dhe per ata qe paguan ty”, shkruan Leonard Koka në një mesazh që ja ka besuar për publikim një gazetari të Syri.net, që ka për pronar djalin e Berishës dhe me zyra qendron tek pallati i Ilir Metës.

Leonard Koka dhe gazetari që shkruan per Syri.net gjykojne me te rendesishme te saktesojne se dy trafikantët nuk ishin aty për të festuar fitoren e LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, sic hipotizon Shqiptarja.com dhe ReportTV, por për të festuar ditëlindjen e Lefterit.

Pra ky është saktësimi thelbësor që Nard Koka i ka besuar gazetarit të familjes Meta përmes të cilit bën kërcënimin. Asnjë shpjegim as nga ana e Kokës, as nga ana e gazetarit për praninë e dy trafikantëve në atë tavolinë, të dy subjekte të OFL-së.

Xhevdet Troplini, i arrestuar në 2006 për trafik ndërkombëtar droge është ulur mes Ilir Metës (në atë kohë president i republikës i emëruar) dhe Lefter Kokës (deputet i LSI i sapozgjedhur) pikërisht në qendër të tavolinës në një pozicion “zoti  i shtëpisë”. Altin Hajri, aktualisht i kërkuar për sekuestrimin dhe vrasjen e Jan Prengës, edhe ai i dënuar për trafik droge, është me ta në të njëjtën tavolinë.

Sipas gazetarit të familjes Meta skandali qëndron në publikimin e fotos, jo në atë që fotot tregojnë. Por nuk është i vetmi. Pjesa më e madhe e portaleve dhe të mediave kryesore shqiptare nuk i kanë publikuar këto foto. As PD nuk ka reaguar deri tani dhe as Doktor Berisha i cili është gjithmonë i gatshëm të publikojë çdo gjë nga plehrat.

Këtë herë, në mënyrë të çuditshme nuk po dëgjohet zëri i asnjë gazetari “investigativ”, asnjë medie “të lirë”, asnjë forcë politike opozite që prej vitesh udhëheq një betejë propagande kundër kriminalizimit të politikës, nuk po e vënë re se Kreu i Shtetit darkonte e bënte dolli me dy trafikantë droge ne vitin 2017, jo 20 vjet perpara! Tani le të shohim nëse shoqatat e gazetarëve do të reagojnë ndaj këtij shantazhi publik që përmes një medie i bëhet një medie tjetër që guxon të denoncojë me fakte dhe foto lidhjet mes krimit dhe politikës.

Reagimi i Syri.net

Përgjigjen e Leonard Kokës, vëllait të Lefter Kokës për një lajm të shpërndarë nga mediat e tij, botuesi Karlo Bolino duket se e ka kthyer në personale.

Me anë të një shkrimi të vendosur si kryesor në median e tij, Karlo Bolino ka vendosur të sulmojë jo vetëm Nar Kokën, por edhe SYRI.net që publikoi reagimin e këtij të fundit, pas publikimit të fotove të Ilir Metës nga ReportTv.

Pas këtij sulmi të Karlos, SYRI.net po bën një sqarim të shkurtër në lidhje me akuzat dhe për faktin se ka kërkuar një koment dhe ka marrë një përgjigje nga Nar Koka, të cilin e ka bërë publike pa shtuar dhe pa hequr asnjë presje, por thjesht duke ruajtur etikën për bashkëshorten e Karlos.

Fillimisht i bëjmë të ditur Karlos se, SYRI.net nuk është pronë e askujt tjetër, përveç se e një Fondacioni intelektualësh dhe gazetarësh të regjistruar brenda të gjitha ligjeve dhe rregullave të këtij shteti. Ndryshe nga Karlo Bollino, ky fondacion nuk ushqehet nga taksat e shqiptarëve përmes koncesioneve klienteliste të Edi Ramës.

I bëjmë të ditur Karlos se SYRI.net ka marrë zyrat e tij me qira përmes një kontrate të rregullt, e cila nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën apo ndonjë të afërm të tij. SYRI.net, ndryshe nga mediat e Karlo Bolinos, nuk i ka dhënë askush tokë dhe ndërtesa në mes të Tiranës me qira 1 euro për 20 vite.

Për shërbimet që Karlo ka bërë gjithë këto vite, vetëm pak muaj më parë është shpërblyer nga Edi Rama me mijëra metra katrorë tokë dhe ndërtesë në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës dhe këto Karlo i ka marrë me 1 euro qira.

Siç e thamë dhe me lart SYRI.net ka kërkuar një koment për videon në fjale dhe ka marrë një përgjigje nga z. Koka, të cilën as e ka shtjelluar as e ka komentuar.

Nuk jemi ne që kemi në dorë përgjigjen e z.Koka, por sigurisht nuk na takon t’i mbyllim gojën askujt, aq më pak të marrim leksione gazetarie nga Karlo Bollino, media e të cilit është një nga mediumet e shquara për intervistat e vrasësve.

Nëse z.Bollino mendon se pas kësaj përgjigje që ka marrë, Nar Kokës i duhen bërë pyetje të tjera, mund t’i vëmë në dispozicion numrin e tij për t’ia adresuar ato vetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *