Vendosni fjalën kyçe....

Basha komenton raportin e “Freedom House”: Sa më gjatë qëndron kjo qeveri aq më keq bëhet jeta


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me raportin e “Freedom House” për demokracinë, ku Shqipëria ka humbur një pikë.

Kryedemokrati thotë se vendi ynë ka probleme të mëdha me demokracinë dhe sipas tij shqiptarët kërkojnë ndryshim. Basha thotë se sa më gjatë të qëndrojë kjo qeveri, aq më keq do të jetë jeta për shqiptarët.

“Sipas @Freedomhouse Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut. Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti. Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim! #ditemetemira”, shkruan Basha.

Shqipëria ka humbur një pikë në raportin e fundit të Freedom House për demorkacinë, duke kaluar në një vlerësim nga 68 në 67. Noah Buyon, koordinator i kërkimeve për Evropën dhe Euroazinë për raportin Freedom in the World, tha për VOA-n se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, patën përmirësime vitin e kaluar. Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, shënuan rënie, ndërsa Bosnja mbeti në të njëjtin vend. Buyon tha se vlerësimi për Shqipërinë i atribuohet në pjesën më të madhe përplasjeve të fuqishme politike që ndodhën gjatë vitit në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *