Vendosni fjalën kyçe....

Soreca: BE dha 34 milionë euro, sistemi i drejtësisë t’i shërbejë popullit


Që prej orës 09:30 po zhvillohet konferenca mbi “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”.

Në këtë konferencë ishte i pranishëm dhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca.

Ai kujtoi se BE-ja ka dhënë 34 milionë euro për këto reforma dhe pret që sistemi të bëhet më efikas. Ai shtoi se Shqipëria i meriton hapjen e negociatave.

“Duhen më shumë burime njerëzore për sistemin e drejtësisë, efikasitetin. Patjetër që duhet luftuar krimi. Duhet bërë më shumë me hetimet proaktive. E di që është më e lehtë të flasësh sesa të veprosh dhe këto kërkojnë kohë dhe ndihmë nga ndërkombëtarët, që duhet të bashkëpunojnë me ju. BE ka dhënë 34 milionë euro në lidhje me këto reforma për ta bërë sistemin më efikas. Kjo është një shumë tepër e rëndësishme, fokusi duhet të jetë që ta bëjmë këtë sistem më efikas dhe ti shërbejë popullit për transparencë. Ne besojmë se Shqipëria meriton të ecë përpara dhe shpresojmë që vendet e anëtarë të BE-së të marrin vendim pozitiv në javët në vijim për negociatat”– tha Soreca.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *