Vendosni fjalën kyçe....

Rezerva Federale e SHBA-së shkurton normat e interesit për të mbrojtur ekonominë nga ndikimi i koronavirusit


Rezerva Federale Amerikane ka njoftuar një ulje të papritur të normave të interesit, si një masë urgjente për të mbrojtur ekonominë amerikane nga ndikimi në rritje i epidemisë së koronavirusit.

Aksionet u rritën pas lajmeve.

Në një deklaratë të martën, banka qendrore tha se po ul normat me gjysmë pike, në një interval prej 1-1,25 përqind.

Në deklaratë thuhet se bazat e ekonomisë amerikane mbeten të forta, por vihet në dukje se koronavirusi paraqet rreziqe në zhvillim e sipër për aktivitetin ekonomik.

Gjithashtu theksohet se zhvillimet po vëzhgoheshin nga afër dhe se Rezerva Federale do veprojë në varësi të situatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *