Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja për Reformën Zgjedhore, deklaratat e Hajdarit, Bylykbashit dhe Gjiknurit


Pas përfundimit të mbledhjes për Reformën Zgjedhore të Këshillit Politik, kanë folur për mediat Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri.

Hajdari në deklaratën e saj tha se në datën 6 mars do diskutojnë lidhur me sistemin zgjedhor, duke i kërkuar dy partive më të mëdha hapjen e listave të kandidatëve si edhe marrjen seriozisht të Reformës Zgjedhore.

“Rama dakord për shtyrjen e mbledhjes për financimin e fushatës zgjedhore. Partitë ta marrin seriozisht reformën zgjedhore. Për hapa konkretë nuk na duhet të dalim në sheshe. Dy partitë kryesore kanë pushtetin në duar. Duhet t’i tregojmë popullit shqiptar se jemi këtu për ta dhe përfaqësimi i tyre të jetë i denjë. Duam lista të hapur për kandidatët.Nuk mjafton të dalim të ulërasim në sheshe por të hapim sistemin. Kjo gjë nuk po ndodh sot. Ne duhet të tregojmë popullit se jemi këtu për ata dhe se nesër përfaqësimi i tyre do të jetë i denjë. Uroj që javës tjetër të vijojmë misionin për hapjen e listave për një sistem të barabartë për të gjithë”-deklaroi Hajdari.

Ndërsa, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, foli rreth diskutimeve të sotme të përqëndruara më shumë të transparenca financiare e partive politike duke kërkuar financimin e tyre si nga shteti dhe nga privati.

Duhet transparencë lidhur me financiat e partive. 66% të financohen nga shteti dhe 34% nga privati. Nuk mund të marrin tendera firmat që financojnë partitë”-deklaroi Bylykbashi.

Duket se ka një dakordësi midis dy forcave të mëdha politike lidhur me financimin e partive, pasi edhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi se janë dakord për financim si nga shteti dhe nga privati të Partive Politike.

Jemi dakord me financimin publik-privat. Propozimi i ri, monitorim nga palë të treta i financimit. Po kërkojmë dhe mendimin nga ndërkombëtarët. Në 15 rëndësi të kemi dakordësi politike.”-tha Gjiknuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *