Vendosni fjalën kyçe....

Lame: Banesat që nuk legalizohen do prishen, banorët me një shtëpi do kenë zgjidhje sociale


Kreu i Agjencisë Shqiptare të Kadastrës Artan Lame ka raportuar në Komisionin e Ligjeve lidhur me ndryshimet në Ligjin për Legalizimit.

Lame deklaroi para deputetëve se në ligjin e ri janë lehtësuar procedurat ndërsa theksoi se nëse nuk kryhet legalizimi banesat prishen.

Lame shtoi se nëse një banesë nuk legalizohet atëherë ka një zgjidhje sociale pasi nuk mund të nxirren nga shtëpia pa marrë një shpërblim qoftë të pjesshëm, banesë sociale apo skema kompesimi.

Është një sukses i qeverisë ai i legalizimeve, ndërsa shoqëria është ndërgjegjësuar, që s’mund të vazhdohet më me ndërtime të tjera pa leje. Ligji i ri lehtëson procedurat për përmbylljen e procesit të legalizimit, sigurisht në ato zona ku nuk është mbyllur. Ligji i ri thoshte se objektet që nuk legalizohen prishen, ndërsa tani zgjidhja që gjen ky ligj është sociale, askush që ka një banesë nuk mund të nxirret pa marrë një shpërblim qoftë edhe të pjesshëm. Pra, mund të përfitojnë nga banesa sociale, ose mund të futen në skema të caktuara kompensimi”-tha Lame.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *