Vendosni fjalën kyçe....

Kancelari i Austrisë fajëson Turqinë për sulm ndaj BE-së për hapjen e kufijve për refugjatët


Evropa është vënë në provë pasi Turqia lejoi kalimin e lirë për migrantët që shkojnë drejt perëndimit, tha kancelari austriak Sebastian Kurz, duke përshkruar lëvizjen e Ankarasë “sulm ndaj BE-së”.

Masa e fundit e Turqisë për të lejuar migrantët të lënë territorin e saj gjatë fundjavës është një sulm “ndaj Bashkimit Evropian dhe Greqisë”, dhe gjithashtu një “provë për BE-në”, tha Kurz të martën.

Nëse vendet evropiane i përmbahen presionit të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, atëherë 13,000 migrantë që presin me padurim në kufirin e BE do të jenë vetëm “fillimi”, paralajmëroi kancelari austriak.

Sipas Kurz, migrantët e mbledhur në kufirin Grek nuk vijnë nga pjesë të shkatërruara nga lufta në Siri – eksodi i tyre është “organizuar me qëllim” nga Turqia.

Vetë Erdogan nuk kujdeset për refugjatët sepse dëshiron t’i përdorë ata “për pazare, një armë dhe një mjet presioni,” tha Kurz. Ai paralajmëroi gjithashtu se një krizë e re migracioni e ngjashme me atë të 2015 duhet të shmanget “me çdo kusht”, ndërsa u bëri thirrje anëtarëve të BE që t’i rezistojnë presionit të Turqisë së bashku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *