Vendosni fjalën kyçe....

Pas 27 javësh thyhet më në fund Liverpuli, e mund ekipi i fundit të renditjes


Pas 28 rezultatesh pozitive radhazi, 27 fitoresh e një barazimi, Liverpuli është rrëzuar më në fund duke u mundur mbrëmjen e sotme në fushën e modestëve të Uotfordit.

Vendasit i mundën kryesuesit me rezultatin 3-0 duke mos u dhënë asnjë mundësi reagimi.

Pavarësisht kësaj, ekipi i Klopit, që e ka mendjen nga ndeshja e kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Atletikos së Madridit, kryeson me 22 pikë diferencë nga Mançester Siti dhe praktikisht zor se do e lëshojë kreun duke iu rikthyer titullit kampion pas 30 vitesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *