Vendosni fjalën kyçe....

E nominuara e Trump miratohet si ambasadore e SHBA-së në OKB


Senati amerikan ka konfirmuar të nominuarën e Presidentit Donald Trump, Kelly Knight Craft, si ambasadoren e radhës në Kombet e Bashkuara.

BBC” shkruan se 57-vjeçarja Knight Craft, është një nga një financueset kryesore të republikanëve dhe aktualisht është ambasadore e SHBA-ve në Kanada.

Craft u zotua të vazhdojë përpjekjet për të bërë presion për reformat e KB dhe mbrojti vendimin e Trump për të zvogëluar pagesat në KB.

Ajo do të zëvendësojë Nikki Haley, e cila dha dorëheqjen tetorin e kaluar. Kongresi e miratoi emërimin e Craft me 56 vota pro dhe 34 kundër. Vetëm pesë demokratë e miratuan konfirmimin e saj.

Demokratët kanë shprehur shqetësimin se asaj i mungon përvoja e nevojshme dhe se lidhjet familjare të saj me industrinë e qymyrit mund të ndikojnë në politikë.

Kelly Knight Craft është martuar me biznesmenin e minierave të qymyrit, Joe Craft që nga viti 2016.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *