Vendosni fjalën kyçe....

Kina i dërgon Pakistanit 100 mijë rosa…për të luftuar karkalecët


Mijëra rosa kineze janë të gatshme për t’u zhvendosur në Pakistan për të ndihmuar në luftën kundër karkalecëve që ka goditur vendin aziatik.

Tufat e karkalecëve kanë shkaktuar probleme në disa vende të Afrikës e Gjirit Arabik dhe tani janë zhvendosur drejt Azisë.

Të paktën 100,000 rosa pritet të dërgohen në Pakistan në gjysmën e dytë të këtij viti për të luftuar një epidemi karkalecësh të shkretëtirës.

Rosat janë ‘armë biologjike’ dhe mund të jenë më efektive sesa pesticidet, tha një zyrtar kinez. Një rosë është në gjendje të hajë më shumë se 200 karkaleca në ditë dhe pritet të jenë një ndihmë e madhe për të luftuar problemet e shkaktuara nga insektet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *