Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari depoziton në SPAK padinë kundër Ervin Salianjit


Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka depozituar sot një padi në SPAK kundër deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kokalari i konsideroi “shpifje” deklaratat e Salianjit për bashkëshortin e saj, për të cilin sqaron se vetëm dy herë ka qenë në Greqi dhe s’ka qenë kurrë pjesë e “Agimit të Artë”.

“Padia ndaj Ervin Salianji sot u depozitua në Spak.

Padia është për shpifje që ai i ka bërë publikisht.

Dua të sqaroj se familja ime nuk ka mbajtur kurrë mbiemrin Hoxha, por është njohur gjithnjë me mbiemrin Kokalari.

Im shoq ka qënë vetëm dy herë në Greqi dhe s’ka qënë kurrë pjesë e politikës as në Greqi & as në Amerike, jo më të jetë pjesë e ‘Agimit të Artë’ apo lobit Grek.

… dhe unë nuk jam e papunë. Madje punoj orë të gjata që të merrem me bisnesin tim privat qe kam punuar 20 vjet për ta sjellë aty ku është dhe të kem kohë të merrem me politikë si në Amerikë, ashtu dhe në Shqipëri.”- shkruan Kokalari e cila falenderon avokaten Endira Bushati, për të cilën shprehet se “i është dhënë me shpirt mbrojtjes time.”