Izraeli po planifikon të ndërtojë 46,000 shtëpi në Bregun Perëndimor, tha të martën një ministër izraelit.
‘Unë i udhëzova ekipet e planifikimit të ministrisë që të përgatisin planet për të zgjeruar komunitetet në Judea dhe Samaria. Aktualisht ne kemi plane për të ndërtuar 46,000 njësi strehimi,’ tha Ministri i Ndërtimit dhe Strehimit, Yifat Shasha Biton.
Të hënën, ekipet izraelite dhe amerikane filluan të punojnë për përcaktimin e hartave të Bregut Perëndimor për të përcaktuar zonat që Izraeli do të përfitojë si pjesë e ‘marrëveshjes së shekullit’ të presidentit amerikan Donald Trump.