Vendosni fjalën kyçe....

Mrekullia e 8-të e botës? Njihuni me kullën që rivalizon atë të Pizës (Video)


Një kompani që merret me prishjen e godinave, nuk qe në gjendje ta rrëzonte krejt përtokë një bllok zyrash të larta në Dallas, Teksas, duke e lënë qytetin me një pikë referimi të re për të rivalizuar kullën e famshme në Pizë.

Blloku 11 katësh u vendos të prishej për t’i hapur rrugë një tjetër projekti dhe shpërthimi u krye siç ishte planifikuar.

Sidoqoftë, ndërsa dy nga krahët e ndërtesës u palosën në vetvete dhe ranë në tokë, kolona e saj qendrore mbeti e anuar dhe nuk ra përtokë.

Një ekskavator i sjellë për të përfunduar punën nuk arriti ta rrëzojë atë ndërsa firma e rrënimit ‘Lloyd D. Nabors Demolition’ tha për mediat lokale se ndërtesa nuk përbën asnjë kërcënim për këmbësorët në zonë dhe se operacioni do të përfundojë gjatë javës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *