Vendosni fjalën kyçe....

OKB: Rreth 900 mijë persona janë zhvendosur si pasojë e sulmeve në Idlib


Konflikti në veriperëndim të Sirisë ka arritur një nivel tmerrues dhe ka shkaktuar largimin e 900 000 personave që prej fillimit të ofensivës së regjimit në dhjetor, njoftoi sot OKB.

“Ne mendojmë tashmë se 900 000 persona janë zhvendosur që prej 1 dhjetorit, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë”, deklaroi zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare, Mark Lowcock, në një komunikatë.

Bilanci i mëparshëm i komunikuar së fundi nga OKB ishte 800 000 të zhvendosur.

“Ata janë të traumatizuar dhe të detyruar të flenë jashtë në temperatura shumë të ulëta sepse kampet e refugjatëve janë plot. Nënat djegin plastikë për të ngrohur fëmijët. Bebet dhe të rinjtë vdesin për shkak të motit të ftohtë”, theksoi Lowcock.

Një ofensivë u ndërmor nga regjimi sirian në dhjetor, me mbështetje të Moskës, kundër bastionit të fundit xhihadist dhe rebel të Sirisë, rajonit të Idlibit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *