Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta mban sot një Konferencë të Jashtëzakonshme


Presidenti i vendit, Ilir Meta ka njoftuar se do të mbajë sot një konferencë të Jashtëzakonshme për mediat.

Sipas një njoftimi nga Presidenca, kjo konferencë do të mbahet në orën 11:30. Ende nuk dihet se për çfarë qëllimi do të mbahet kjo konferencë e cila është cilësuar si e Jashtëzakonshme.

Ditën e djeshme presidenti Meta dha një mesazh të fortë kundër paketës anti-KÇK të qeverisë Rama, duke shtuar se thënia e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca “ndiq paranë”, nuk ka më vlerë sepse sipas tij tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *