Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë qeverinë: Grevë urie që sot nëse s’na ktheni përgjigje për pagat


Naftëtarët e uzinës së Ballshit të cilët prej disa ditësh vijojnë të protestojnë, sot kanë paralajmëruar se do të nisin grevë urie si punonjësit e nënstacionit elektrik të Poçemit.

Një grup përfaqësuesish nga punonjësit do të zhvillojnë një takim në orën 14.00 sot me kompaninë administruese të uzinës në Fier. Sipas tyre, prej 6 muajsh nuk i kanë marrë pagat ndërsa shtojnë se problemet në fakt i kanë filluar që në vitin 2013, kur uzina u privatizua. Naftëtarët thonë se nëse nuk merret një vendim brenda ditës së sotme për t’i transferuar pagat, do të futen në grevë urie.

 “Sot nëse nuk do të marrim përgjigje do të futemi në grevë urie. Përderisa nuk kemi marrë asnjë përgjigje, vendimi ekstrem i yni është greva e urisë. Shpresoj të marrim një zgjidhje të shpejtë për këtë komunitet që është më i rregullti në Shqipëri në lidhje me taksimet që i bëjnë shtetit, ndaj edhe shteti duhet të jetë i vëmendshëm ndaj tyre. Jemi një komunitet prej 35 mijë banorësh siç është Mallakastra që varemi nga kjo uzinë. Nuk kemi pasur probleme më parë, që prej vitit 2013 kur u privatizua, kemi nisur të përballemi me probleme të tilla”, tha një protestues për FaxNews.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *