Vendosni fjalën kyçe....

U rrëzua teksa punonte në objektin në ndërtim, plagoset punëtori në Kamëz


Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga një lartësi teksa punonte në ndërtimin e një godine. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:30 në rrugën “OSBE” në Kamëz.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet R.D, 40 vjeç, ka qenë duke punuar në banesën e shtetasit me inicialet R.M.

 

Punëtori i plagosur është transportuar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *