Vendosni fjalën kyçe....

Rri e rri e i fut ndonjë shtëpi, Jeff Bezos paguan 165 milionë dollarë për pronën e re


Njeriu më i pasur në botë nuk ka lënë pas dore edhe pasuritë e paluajtshme. Drejtori i Përgjithshëm i Amazonit, Jeff Bezos pagoi 165 milionë dollarë për të blerë një rezidencë në Beverly Hills, që i përket biznesmenit të njohur të Hollivudit David Geffen.

Lajmi në fjalë u pohua edhe nga Wall Street Journal.

Kjo nuk është blerja e vetme e themeluesit të Amazonit  në Los Angeles. Shtëpia e re e Bezos është ndërtuar në vitin 1930 nga Jack L. Warner, themeluesi i perandorisë së filmit Warner Bros.

Ajo përfshin nëntë hektarë, përfshirë një rezidencë 13,600 metra katrorë, një fushë tenisi, pishinë, fushë golfi dhe garazhe, sipas një profili të shtëpisë së vitit 1992 nga revista Architectural Digest.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *