Vendosni fjalën kyçe....

“Ta varni në çdo komision”- Gjuzi sjell flamurin e qëndisur në Kuvend, deputeti socialist i bindet


Deputeti Kujtim Gjuzi ka sjellë sot në Kuvend një flamur kuqezi të qendisur dhe i ka kërkuar llogari maxhorancës se pse nuk është vendosur nëpër sallat e komisioneve. Ai shtoi se do kërkonte shkarkimin e çdokujt në rast se do përsëritej mungesa e flamurit në salla komisionesh.

”Kam dalë këtu edhe për një çështje procedure. Sot jemi në Tiranën 100 vjet qeveri shqiptare, prandaj do iu kërkoja z.nënkryetare, meqë nuk është kryetari Ruçi këtu, nuk dua si kryetar i Partisë Konservatore, të shoh komisione që iu mungon flamuri kombëtar. Nuk ka shans më, ka ardhur partia Konservatore, e kam ruajtur flamurin e qendisur nga familja e Kazazëve dhe Belishova. 

Iu kërkoj ju zonja e nderuar nënkryetare, dhe deputetit Ervin Bushati, që ta merrni flamurin dhe ta vendosni në çdo komision, është i qendisur me dorë si te Marigoja. Do i kërkoj kryeministrit Rama që të shkarkojë këdo që nuk e respekton këtë rregull”, u shpreh Gjuzi.

E deputeti i PS-së Ervin Bushati nuk ngurroi të afrohej e t’i merrte Gjuzit flamurin e kërkoi që të vendoseshin flamuj në sallat e çdo komisioni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *