Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku e ndan mendjen, as në Amazonë nuk do lejohen priftërinj të martuar


Papa Françesku ka vendosur kundër emërimit të burrave të martuar si priftërinj në rajonin e Amazonës, si një mjet për të adresuar mungesën e priftërinjve katolikë atje.

Siç shkruan BBC, peshkopët mbështetën këtë masë vitin e kaluar, por vendimi kishte nevojë për miratimin e Papës që të zbatohej.

Priftërinjve katolikë u kërkohet të zbatojnë rregullin e beqarisë pas shugurimit, përveç në rastet kur konvertohen pastorët e martuar anglikanë.

Beqaria konsiderohet si përkushtim i jetës së dikujt ndaj Zotit. Por në vend që të lejojë priftërinj të martuar atje, Papa beson se është më mirë të dërgojë një prift beqar nga vende të tjera të botës për të shkuar të shërbejnë ndaj njerëzve të komunitetit indigjen të Amazonës.

“Amazona na sfidon, shkruan Papa, për të kapërcyer perspektivat e kufizuara dhe të mos kënaqemi me zgjidhjet që adresojnë vetëm një pjesë të situatës”– thuhet në një deklaratë të Vatikanit.

Papa tha se kishte nevojë për priftërinj që mund të kuptojnë ndjeshmërinë dhe kulturat amazoniane nga brenda. Ai u bëri thirrje peshkopëve të inkurajojnë ata që duan të bëhen misionarë që të “zgjedhin rajonin e Amazonës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *