Vendosni fjalën kyçe....

64 raste të reja me Covid-19 në vend, asnjë humbje jete


Asnjë humbje jete nuk është regjistruar në vend 24 orët e fundit lidhur me pandeminë Covid-19.

Që prej shpalljes së saj, Shqipëria ka raportuar zyrtarisht 3492 viktima lidhur me koronavirusin e ri.

Së fundmi janë kryer 1227 testime ditore nga të cilat janë gjetur 64 raste të reja. Në spital po mjekohen 16 persona nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.