Vendosni fjalën kyçe....

Putin gjen metodën si të qetësojë tensionet me Lukashenkon, sëbashku në një lojë hokeji (FOTOT)


Diskutimet e nxehta politike me homologun bjellorus presidenti rus Vladimir Putin, i ka transferuar në një pistë akulli duke luajtur hokej.

Siç shkruan Daily Mail, Putin dhe Aleksandër Lukashenko bënë një ndërprerje nga bisedimet ekonomike midis dy vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik për t’u çtensionuar në një lojë.

Atyre iu bashkua djali i Lukashenkos, Nikolai, dhe kreu i ekipit të Minskut HC Dinamo, Dmitry Baskov.

Putin e priti presidentin e Bjellorusisë për një raund tjetër bisedimesh të vështira mbi integrimin më të ngushtë në mes të rritjes së presionit ekonomik nga ana e Moskës.

Por në këtë lojë Putin u shfaq më i qetë, ndërsa u fotografua edhe i ulur në stol duke konsumuar një filxhan kafeje.

Lukashenko e ka akuzuar Kremlinin se ka shpërfillur angazhimet ruse për furnizimin me energji ndërsa po përpiqet të detyrojë vendin për t’u futur në një aleancë më të ngushtë.

Në Bjellorusi ekziston frika se lideri rus mund të jetë duke synuar bashkimin e plotë të dy kombeve për të zgjatur sundimin e tij. Kremlini nga ana tjetër ka argumentuar se Bjellorusia, duhet të pranojë një integrim më të madh ekonomik nëse dëshiron të vazhdojë të marrë burimet ruse të energjisë me çmime të subvencionuara.

Putin dhe Lukashenko u takuan dy herë në dhjetor, por nuk arritën të binin dakord, çka bëri që Rusia të shkurtonte furnizimet me naftë për Bjellorusinë në fillim të këtij viti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *