Vendosni fjalën kyçe....

“Presidenti ka bërë zero shkelje të Kushtetutës, Luani i Artë i Venecias në detyrë deri në fund të mandatit” – Meta (Video)


Presidenti Meta ka deklaruar sot nga Kruja se institucioni që përfaqëson i ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer Kushtetutës dhe rendit demokratik në vend.

I pyetur nga gazetari i Ora News, nëse kishte ndonjë koment për publikimin ditën e djeshme të një draftraporti të Komisionit të Venecias, Meta u përgjigj duke thënë: “Kam zero koment për këtë çështje, sepse e kam shteruar me kohë edhe si president por edhe si institucion mbrojtjen e shkëlqyer dhe parimore që i kemi bërë Kushtetutës, pluralizmit politik, të drejtës së zgjedhjes sipas vetë Këshillit të Europës.” – tha Meta.

Më tej Meta tha se presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës dhe e ka mbrojtur atë në mënyrë të shkëlqyer.

Ai tha me jo pak ironi se Luani i Artë i Venecias për këtë vit nuk mund t’i trembet Komisionit të Venecias dhe se do qëndrojë në krye të detyrës deri në fund të mandatit.

“Po si mund t’i trembet Venecias, Luani i Artë i Venecias të paktën për këtë vit. Kështu që të jeni të sigurt që Luani i Artë i Venecias do jetë siç e ka dhënë premtimin deri në 24 korrik 2021. Kjo është diçka që ka përfunduar dhe askush të mos lodhet kot me datën 11. Nuk ekziston data 11. Data 11 ekziston për ata që duan të zgjasin e thellojnë krizën dhe që duan të mbulojnë shumë probleme të tjera. Për presidenti ka rëndësi vetëm data 18 që Shqipëria të ecë drejt çeljes së negociatave.” – mbylli Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *